LajmeRajon

Kurti takoi kandidatët shqiptarë për deputetë në Serbi, jepen detaje se çka u diskutua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në dy ditët e fundit priti në takim gjashtë nga shtatë kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, të cilët tashmë kanë publikuar kandidaturat e tyre.

Nga zyra e kryeministrit kanë thënë se, Kurti i falënderoi pjesëmarrësit Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Shqiprim Jonuzi, Naser Aziri e Armend Aliu për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u dëshiroi sukses në zgjedhjet e radhës.

“U diskutua gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, diskriminimi që u bëhet atyre dhe asimetria me Kosovën, ku siç dihet, në Kosovë deputetët e Listës Serbe i bojkotojnë dhjetë ulëset e rezervuara, ndërkaq në Luginë, shqiptarëve iu pasivizohen adresat dhe diskutohet nëse do të mund t’i arrijnë tre deputetë”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se, një listë e përbashkët ndihmon shumë drejt përfaqësimit sa më të mirë të shqiptarëve.

Show More

Related Articles

Back to top button