LajmeSport

Myrto Uzuni merr çmimin si lojtari i sezonit në La Liga 2

Myrto Uzuni është shpërblyer me çmimin e lojtarit më të mirë të La Liga 2 për sezonin 2022/2023. Ylli kuqezi ishte një bomber i vërtetë për ekipin e Granada-s, pasi realizoi 23 gola dhe e ndihmoi skuadrën të ngrihej në La Liga, divizionin e parë të Spanjës. Me një postim në rrjetet sociale, sulmuesi i kombëtares shqiptare u shpreh shumë i lumtur dhe ka theksuar se rrugëtimi i tij sapo ka nisur.

“Shumë i emocionuar për të ndarë këtë arritje me të gjithë ju!

Të emërohem lojtari më i mirë në La Liga 2 në Spanjë është një nder i madh për mua. Të jesh golashënuesi më i mirë dhe të ngjitesh në La Liga ishte një ëndërr e realizuar.

Tani është koha të punoj shumë dhe të jap maksimumin tim për ta mbajtur këtë ekip aty ku e meriton të jetë, ndër më të mirët në Spanjë.

Faleminderit tifozëve të Granada, ju jeni kyç në motivimin tim, shokët e skuadrës, trajnerët dhe familjen time për mbështetjen tuaj të palëkundur. Nuk mbaron këtu, sapo kemi filluar”, është shprehur Uzuni.

Show More

Related Articles

Back to top button