BotaLajme

Rritet numri i të vrarëve në Gaza, thotë ministria e shëndetësisë

Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi thotë se numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës është rritur në 10.569.

Kjo është një rritje prej 241 nga 10.328 vdekjet totale që u raportua dje.

Prej tyre, 4.324 janë fëmijë, tha ministria, dhe 26.457 të tjerë janë plagosur.

Shifrat e fundit të UNRWA tregojnë se më shumë se 700 mijë njerëz janë zhvendosur në Gaza që nga 7 tetori, kur luftëtarët e Hamasit ndërmorën një inkursion masiv në Izrael, duke shkaktuar sulme të rënda dhe të pandërprera hakmarrëse, raporton Sky News.

Show More

Related Articles

Back to top button