LajmeRajon

Varhelyi: Shumë shpejt Kosova do të jetë gati për dialog të suksesshëm me Serbinë

Komisioneri për Zgjerim, Olive Varhelyi, u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëjnë pjesën e tyre në procesin e integrimit.

Ndërsa sa i takon aspiratava të Kosovës për t’u bërë pjesë e BE, komisioneri Varhelyi tha se kur Këshilli Evropian ta kërkojë, janë të gatshëm të japin një opinion.

“Ka një aplikim për anëtarësim që është dorëzuar në Këshillin Europian nga Kosova. Ende nuk na kanë pyetur, ne jemi gati të japim një opinion, nuk është detyra jonë ta detyrojmë Këshillin, megjithatë ne jemi gati.

Ajo që kam lexuar në raport për Kosovën, është se shumë shpejt mund të bëhet gati për një dialog të suksesshëm, duhet ta bëjë dialogun e suksesshëm.

Plani ynë është të integrojë partnerët nga Ballkani Perëndimor, që janë të interesuar, sa më shpejt të mundemi. Për këtë jemi të gatshëm t’i ndihmojmë. Por kemi një kërkesë, që kjo të kontribuojë edhe në qëndrueshmërinë dhe sigurinë e rajonit.

Prandaj u kërkojmë që të trajtojnë njëri-tjetrin ashtu si do të na trajtojnë neve. Që do të thotë që pasi të integrohen me ne sa i përket katër lirive, t’i zbatojnë ato edhe me shtetet e tjera të rajonit”, tha Varhelyi në konferencë për mediat.

Show More

Related Articles

Back to top button