LajmeRajon

Edi Rama paralajmëron pjesëmarrjen në Forumin e bisedimeve për luftën në Gaza

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, i cili do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor.

Ai tha se gjatë këtij forumi do të diskutojnë “mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme”.

Rama ka shkruar në “X” se qëndron me Izraelin por se është i shqetësuar edhe për vuajtjet e civilëve në Gaza.

Ai tha se pas sulmit të 7 tetorit, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin .

Rama mbështet thirrjen e presidentit amerikan, Joe Biden, për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

“Derisa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.”

Show More

Related Articles

Back to top button