GostivarLajme

Komuna e Gostivarit organizon program të begatë fëmijëror gjatë pushimeve verore

Program i begatë fëmijëror në Gostivar gjatë pushimeve verore. Ky program me përmbajtje socio-kulturore dhe sportive që do të zgjasë një muaj e gjysëm, vjen për herë të parë në Gostivar. I titulluar “Shkolla verore”, programi parasheh të kyç të gjithë nxënësit e shkollave fillore në territorin e Gostivarit, tha Aslian Snopçe, përgjegjëse për arsim pranë Komunës së Gostivarit. Detajet e këtij organizimi, janë prezentura edhe para drejtorëve të shkollave.

“Ne ngadalë jemi drejtë finalizimit të kësaj pune, mendoj se është punë e madhe dhe e dobishme kryesisht për nxënësit e shkollave fillore. Realizimi fillon nga 1 korrik dhe zgjatë deri me 15 gusht dhe të drejtë aplikimi kanë frëmijët e moshës 7 deri 14 vjeç në të gjitha drejtrimet që orgnaizohen pos krseve të anglishtes, gjeramishtes dhe informatikës ku të drejtë do të kenë fëmijët e moshës 10 deri 14 vjeç. Aplikimet do të bëhen përmes shkollave nga ku vijnë nxënësit”, tha Aslian Snopçe, përgjegjëse për arsim pranë Komunës së Gostivarit.

Snopçe theksoi se pos njohurive shtesë që do të marrin nxënësit në “shkollën veore”, ajo do të shërbejë edhe për socializim mes tyre.

“Nëpërmjet këtyre aktiviteteve nxënësit do të socializohen duke u shoqëruar me fëmijët e shkollave të tjera dhe do të humbin kohën e lirë nëpër aktivitetet sportive, kulturore dhe mendosj se kjo do ti mbajë sa më larg telefonave dhe që në fëmijëri ato përgatiteten për aktivitetet të përbashkëta që shkojnë në dobi të shoqërisë”, tha Aslian Snopçe, përgjegjëse për arsim pranë Komunës së Gostivarit.

Ndërkohë, para drejtorëve të shkollave të Gostivarit u prezentua edhe një nisëm e re nga pushteti lokal që fillon nga viti i ri shkollor. Bëhet fjalë për program mbi ushqyerjen e shëndetshme të nxënësve.

Show More

Related Articles

Back to top button