LajmeSport

Balkani kërkon hakmarrje dhe fitoren në përballjen me Astanën

Skuadra e Ballkanit do ta kërkojë hakmarrjen ndaj Astanës, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kampioni kosovar u mposht nga skuadra kazake në shtëpi me rezultat 1:2 para dy javësh. E tash, trupa e trajnerit Ilir Daja ka shkuar në Kazakistan me qëllim që t’i kompensojë pikët e humbura në “Fadil Vokrri”, për të dalë fitimtare nga “Astana Arena”.  “Therandasit” llogarisin edhe në mbështetjen e qindra tifozëve shqiptarë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kazakistan, e që pritet të jenë sonte prezentë në tribuna.

“Nëse e marrim krahasimin, Astana ka më shumë eksperiencë se ne në garat evropiane. Ka më shumë ndeshje ndërkombëtare se ne. Ne jemi për herë të dytë që marrim pjesë në garat evropiane. Në udhëtim e kemi më të vështirë, pasi Astana ka në favor klimën dhe mbështetjen e publikut. Prandaj presim ndeshje të vështirë, por nuk kemi ardhur të dorëzuar. Përtej vështirësive edhe ne do të kërkojmë maksimumin në këtë ndeshje edhe të rezultatit”, deklaroi Daja para ndeshjes së sontme.

Ballkani e gjen veten në vendin e tretë në Grupin C në Ligën e Konferencës me 3 pikë nga 3 ndeshje, prej tyre 1 fitore e 2 humbje.

Show More

Related Articles

Back to top button