BotaLajme

Shtetet e Bashkuara vrasin liderin e ISIS në Siri

Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e ISIS-it në Siri, Maher al-Agal, gjatë një sulmi ajror të martën, kanë thënë zyrtarët amerikanë për NBC News, përcjell Periskopi.

“Vrasja e këtyrë liderëve të ISIS do të pengojë aftësinë e organizatës për të kryer sulme të tjera”, thuhet në njoftim.

Sulmi shënjestroi al-Agal dhe zëvendësin e tij, edhe pse ende nuk dihet nëse zëvendësi është i plagosur ose i vrarë. Sot gjatë ditës, Helmetat e Bardha raportuan se një person është vrarë dhe një tjetër është lënduar kur një dron i paidentifikuar shënjestëroi një motocikletë afër Jindires në jugperëndim të Sirisë. /Periskopi/

Show More

Related Articles

Back to top button