Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një porosie në rrjetet sociale ka ironizuar me ish-ministren e drejtësisë, Renata Deskoska e cila ka thënë se në raportin e KE-së në fushën e drejtësisë nuk ka përparim, sidomos duke ndërlidhur Ministrinë e drejtësisë.
E për këtë ka reaguar ministri Lloga duke shkruar:
“Në terr shkruajnë ndryshime ligjore për ta shkatërruar sistemin e drejtësisë, në dritë mbajnë leksione për të drejtën.
O TEMPORA, O MORES!”