BotaLajme

Irani refuzon thirrjen e G7 për t’i dhënë fund mbështetjes për Hamasin

Irani refuzoi sot thirrjen e G7-ës që i bën thirrje Teheranit të ndalojë mbështetjen e grupit palestinez Hamas dhe të marrë masa që “destabilizojnë” Lindjen e Mesme.

Thirrja erdhi pasi Izraeli ka bombarduar pa ndalur Rripin e Gazës për një muaj, me synimin për të eliminuar Hamasin pas sulmit të paprecedentë që filloi kundër vendit më 7 tetor.

Ministrat e Jashtëm të G7 në takimin e tyre në Tokio i kërkuan Iranit të mos mbështesë Hamasin dhe Hezbollahun dhe të mos bëjë asgjë që mund të “destabilizojë” Lindjen e Mesme.

Sot Nasser Kanani, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme iraniane, e “dënoi ashpër” këtë njoftim.
Ai tha se Irani po bën “përpjekje të pandërprera për t’i dhënë fund sulmeve ushtarake të regjimit agresiv sionist kundër qytetarëve të pambrojtur” të Rripit të Gazës të kontrolluar nga Hamasi.

“Gjithçka që prisnim nga takimi i ministrave të jashtëm të G7 në Tokio ishte që ata të merrnin përgjegjësinë e tyre ndërkombëtare, kryesisht duke dënuar veprimet e regjimit sionist që shkelin të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar në Gaza”, shtoi ai.

Grupi i shtatë vendeve të industrializuara (SHBA, Japonia, Franca, Britania, Gjermania, Italia dhe Kanadaja) gjithashtu bëri thirrje për shpalljen e “pauzave humanitare” dhe krijimin e “korridoreve humanitare” në Gaza për të mbrojtur civilët.

Të paktën 1,400 njerëz u vranë në Izrael në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi, ndërsa rreth 240 janë rrëmbyer nga grupi palestinez.

Bombardimet e Izraelit kanë vrarë më shumë se 10,500 njerëz në Gaza, duke përfshirë më shumë se 4,300 fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.

Show More

Related Articles

Back to top button