BotaLajme

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë Shri Lankën

Kryeministri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në vend dhe një shtetrrethim është vendosur në provincën perëndimore.

Presidenti Gotabaya Rajapaksa është arratisur nga Shri Lanka me një avion ushtarak, i shoqëruar nga gruaja e tij.

Vëllai i tij, ish-ministri i Financave Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga vendi i goditur nga kriza, thanë burimet për BBC, tranmseton Klankosova.tv.

Presidenti u largua vetëm disa ditë pasi rezidenca e tij u pushtua nga protestuesit që kërkonin dorëheqjen e tij.

Ai ishte zotuar të largohej nga pozita të mërkurën mes protestave masive për krizën më të keqe ekonomike të ishullit në dekada.

Për muaj të tërë njerëzit kanë luftuar me ndërprerjet e përditshme të energjisë dhe mungesat e gjërave bazë si karburantet, ushqimet dhe ilaçet

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë të zemëruar gjatë javëve të fundit, me shumë që fajësojnë familjen Rajapaksa dhe qeverinë e tyre për situatën, transmeton Klankosova.tv.

Show More

Related Articles

Back to top button