Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një prononcim për gazetën LAJM, ka folur për shkarkimin e mjekut Fati Xhemaili nga posti i drejtorit në Spitalin e Kumanovës. Fati Xhemaili u shkarkuar vetëm tre javë pasi kishte marrë detyrën dhe ky vendim nxiti shumë reagime.
“Unë mjekun që e emëruam si drejtor në Kumanovë nuk e njihja. E kam takuar para 3-4 ditëve. Ndodhi situata ashtu që në spitalin e Kumanovë, në repartin e urologjisë kishte vetëm një mjek, një urolog dhe ai ishte drejtori që kishim zgjedhur. Por, natyrisht kishte edhe njëfarë marrëveshje me LSDM-në që kjo drejtori t’i takojë përsëri LSDM-së, pasi ne i bëmë ndryshimet pa u konsultuar, në katër drejtori, nëpër katër spitali dhe vendosëm që edhe repartit t’ia kthejmë mjekun të cilin e lavdërojnë se është i mirë, por edhe LSDM-ja të vazhdojë ta drejtojë Spitalin e Kumanovës”, tha Taravari për gazetën LAJM.
Prononcimin e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.