Hezbollahu njoftoi se 7 anëtarë të tjerë të tij humbën jetën në përleshjet me ushtrinë izraelite në rajonin kufitar në jug të Libanit, transmeton Anadolu.
Lëvizja e Hezbollahut në Liban ka bërë një deklaratë të re në lidhje me humbjet e saj në përleshjet që vijojnë në kufi që prej 8 tetorit.
Në deklaratë thuhej se 7 anëtarë të Hezbollahut, emrat e të cilëve u publikuan, “humbën jetën për Kudsin”, por nuk u dha asnjë informacion i detajuar.
Numri i anëtarëve të Hezbollahut që janë vrarë deri më tani në përleshjet në kufirin Liban-Izrael është rritur në 70.