BotaLajme

Aksidentohet ministri kroat i mbrojtjes, një i vdekur

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banoziç është përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të Vinkovcit.

Ministri kroat po drejtonte mjetin e tij, i cili u përplas me një furgon, me ç’rast shoferi i furgonit ka humbur jetën, transmeton INA duke thirrur në informacionet e portalit Index.hr.

Siç konfirmon policia kroate, aksidenti ndodhi sot në orën 06:15 në dalje nga Vinkovci në drejtim të Zhupanjës.

“Ministri Mario Banoziç është dërguar në spital”, ka thënë Fabian Kapular nga policia, i cili nuk ka bërë të ditur detaje tjera për gjendjen shëndetësore të zyrtarit të qeverisë kroate, shkruan Index.hr. Autoritetet kroate thanë se po vijojnë ekspertizën nga vendi i ngjarjes dhe se rruga Vinkovcë – Zhupanjë është mbyllur për qarkullim nga ora 08:15. (INA)

Show More

Related Articles

Back to top button