BotaLajme

Scholzi refuzon thirrjet për një armëpushim më të gjatë

Kancelari gjerman Olaf Scholz mendon se një armëpushim i menjëhershëm ose një ndërprerje më e gjatë e luftimeve nga Izraeli i mundëson Hamasit të rimëkëmbet dhe të blejë raketa të reja.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka hedhur poshtë thirrjet e disa shteteve arabe dhe myslimane për një armëpushim më të gjatë nga ana e Izraelit. Scholz tha se mbështet pauzat për arsye humanitare në mënyrë që në Rripin e Gazës të mund të arrijnë ndihma ose që shtetasit e huaj të mund të largohen nga vendi, tha ai gjatë një eventi të gazetës “Heilbronner Stimme”.

Në samitin e tyre në fund të tetorit, vendet e BE-së u shprehën pro ofrimit të ndihmës humanitare për njerëzit në Rripin e Gazës dhe nxjerrjen e të huajve dhe të plagosurve nga territori i rrethuar palestinez. “Dhe sigurisht që ne të gjithë po luftojmë që pengjet të lirohen,” tha Scholz. “Dhe kjo është arsyeja pse – dhe formulimi është mjaft i qëllimshëm – se armëpushimet humanitare mund të kenë kuptim.”

Show More

Related Articles

Back to top button