LajmeRajon

Evakuohen shtetasit e parë shqiptarë nga Gaza, Hasani: Nëna dhe 4 fëmijët e mitur ndodhen në Egjipt

Evakuohen shtetasit e parë shqiptarë nga Gaza.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, i cili përmes një mesazhi në “X” ka deklaruar se pas përpjekjeve të vështira tri javore, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.
Sipas ministrit Hasani, 5 shtetasit shqiptarë tashmë ndodhen të sigurt jashtë zonës së konfliktit, në pritje të përmbylljes së procedurave për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri. Shefi i diplomacisë shqiptare i shprehu mirënjohjen autoriteteve të Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin në këtë operacion kompleks.

“Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës. Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.
Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.
Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza”– shkruan Hasani.

Show More

Related Articles

Back to top button