BotaLajme

Nesër takimi i shumëpritur Biden dhe Xi në Kaliforni, Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga diskutimet

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Presidenti Joe Biden dhe ai kinez Xi Jinping do të diskutojnë lidhur me përmirësimin e komunikimit si edhe lidhur me konkurrencën mes dy vendeve këtë javë gjatë bisedimeve në kuadër të takimit të nivelit të lartë të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC).

Takimi i së mërkurës në San Francisko do të jetë i pari midis dy udhëheqësve prej një viti dhe ka si synim të zbusë tensionet mes dy superfuqive.

Sullivan tha se presidenti Biden shkon në takim në pozita të forta, pasi Shtetet e Bashkuara kanë arritur “rimëkëmbjen më të fuqishme dhe inflacionin më të ulët të çdo ekonomie udhëheqëse”. Ai shtoi më tej se, Uashingtoni pret rezultate konkrete nga takimi dhe shpreson të shohë përparim në rivendosjen e lidhjeve ushtarake me Kinën dhe në luftën ndaj tregtisë së fentanilit.

Kina ndërpreu komunikimet ushtarake me Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar pas një vizite nga kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan. Marrëdhëniet e tensionuara u përkeqësuan më tej kur presidenti Biden urdhëroi rrëzimin e një balone kineze që përshkoi hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara në shkurt.

Sullivan tha se komunikimi midis ushtrive do të siguronte që konkurrenca të mos shndërrohet në konflikt dhe se Kina ka qenë “konstruktive” për këtë çështje në dialogun para takimit të nivelit të lartë.

Presidentët Biden dhe Xi njihen me njëri-tjetrin prej më shumë se një dekade dhe kanë pasur bisedime të gjata disa herë që nga inaugurimi i presidentit Biden në vitin 2021. Por ata vijnë në këtë takim me dyshime dhe pakënaqësi të ndërsjella ndaj njëri-tjetrit.

Mes temave të tjera të ndjeshme, zoti Biden pritet të trajtojë ato për përpjekjet kineze për ndërhyrje në zgjedhjet e huaja dhe statusin e qytetarëve amerikanë që Uashingtoni beson se janë të ndaluar pa të drejtë në Kinë.

Show More

Related Articles

Back to top button