BotaLajme

Aksident i tmerrshëm në Ohio, kamioni përplaset në autobusin plot me nxënës – gjashtë të vdekur dhe 18 tjerë të lënduar

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 18 tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në Ohio, SHBA, kur një kamion u përplas në autobusin që transportonte nxënësit.

Në aksident janë përfshirë pesë vetura, në mesin e tyre autobusi që transportonte nxënësit e një shkolle të mesme në Ohio, transmeton Telegrafi.

Tre pasagjerë nga autobusi janë shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes, kurse autoritetet kanë zbuluar identitetin e pasagjerëve të vdekur në autobus.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin John Mousley, Jeffrey Worell, 18 dhe Katlyn Owens, 15-vjeçe.

“Është makthi ynë më i madh kur kemi të bëjmë me një autobus plot me fëmijë që u përfshi në aksident”, tha guvernatori i Ohios, Mike DeVine.

15 nxënës dhe shoferi i autobusit janë dërguar në spital për trajtim, derisa të tjerët i janë dorëzuar prindërve.

E në mesin e të vdekurve janë edhe tre persona nga një veturë. Janë Dave Kenat, 56-vjeç, Christy Gaynor, 39, dhe Shannon Vigfield, 45. 

Show More

Related Articles

Back to top button