BotaLajme

Mediumi britanik: Bota mban frymën teksa parashikohet data e pushtimit të Tajvanit nga Kina

Shumë kompani të fuqishme globale tani po i frikësohen një pushtimi të mundshëm të Tajvanit nga Kina teksa po afrohet data e parashikuar për këtë, shkruan Express-i britanik, përcjell Periskopi.

Këto zhvillime vien teksa Pekini ka rritur prezencën e tij ushtarake në rajon, me shumë aeroplanë luftarakë që kanë fluturuar afër ishullit së fundmi. Për më tepër, Kina e ka emëruar ‘Fujian’ aeroplanmbajtësin e saj masiv sipas provincës më të afërt me Tajvanin, duke përhapur frikë se planet për një pushtim po afrohen.

Duke folur rreth ankthit që po ndjehet nga disa kompani, një ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare i specializuar në Kinë, Danil Bochkov, ka shkruajtur në Twitter:

“Gjatë dy viteve është rritur ndjeshëm ankthi për Tajvanin teksa Kina ka dërguar gjithnjë e më shumë aeroplanë afër ishullit. Disa kompani janë shqetësuar pasi kreu i Komandës amerikane në Indo-Paqësor në mars të vitit 2021 kishte thënë se Kina mund të merrte veprime ushtarake kundër Tajvanit deri në vitin 2017”, është shprehur ai.

Ky shqetësim është mbështetur nga korrespondenti i Financial Times për raportet Kinë-ShBA, Demetri Sevastopulo, që gjithashtu ka shkruajtur në Twitter: “Shumë kompani janë dukë kërkuar informacione rreth rrezikut të një lufte në Tajvan- më një interes të veçantë qysh kur filloi pushtimi i Ukrainës”.

Edhe pse Kina ka mbetur neutrale ndaj qëndrimit të saj rreth pushtimit rus në Ukrainë, disa ekspertë besojnë se lufta është duke pasur ndikim të drejtpërdrejt në ekonominë kineze teksa tregtia me Rusinë është ngadalësuar si rezultat i sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

Disa zëra kanë thënë se Kina do të reagojë ndaj humbjeve të tilla ekonomike dhe do të përpiqet për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe të përfundojë luftën. /Periskopi/

Show More

Related Articles

Back to top button