Cisterna e parë që transporton karburant në Rripin e Gazës ka kaluar kufirin e Egjiptit me enklavën palestineze, sipas burimeve.
Dëshmitarët okularë të cituar nga Reuters thanë se dy cisterna të tjera po prisnin në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah për të hyrë në Gaza.
Dërgesa të kufizuara të ndihmave humanitare janë kryer nga Egjipti në Gaza që nga 21 tetori, por Izraeli deri më tani ka refuzuar të lejojë dërgimin e karburantit. OKB-ja madje kishte paralajmëruar kohët e fundit se operacionet e saj në enklavën palestineze do të ndërpriteshin për shkak të mungesës së karburantit.