Këshilli kombëtar për integrime evropiane edhe Komisioni për çështje evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seancë të përbashkët kushtuar Raportit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit.
Në seancë pritet që ambasadori evropian Dejvid Gir t’i prezantojë të gjeturat kryesore nga Raporti, ndërsa fjalim do të ketë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Në Raportin për përparimin e vendit për vitin 2023, të publikur më 8 nëntor, theksohet se procesi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE kërkon një konsensus të gjerë nga partitë kryesore politike, të cilat duhet përfshihen në një debat politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës për të forcuar rolin e Parlamentit.
KE vlerëson se puna e Parlamentit është dëmtuar me polarizim politik, e cila u thellua më tej, duke shtyre miratimin e shumë ligjeve reformuese dhe emërime të rëndësishme, ndërsa vërehet edhe përdorimi i tepruar, ndonjëherë edhe i papërshtatshëm i procedurës për miratimin e vendimeve ligjore me “flamur evropian”.
Komisioni Evropian beson se vendi vazhdoi me përpjekjet për përforcimin e demokracisë, por u përball me sfida të rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit, si dhe se korniza e përgjithshme ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike mbetet adekuate pavarësisht se nuk janë zbatuar rekomandimet e jashtëzakonshme nga OBSE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.
Sipas KE-së, Maqedonia e Veriut mbetet mesatarisht e përgatitur për sa i përket reformave në administratën publike dhe është arritur përparim i kufizuar me miratimin e strategjisë së re për reformën e saj, ndërsa për sektorin joqeveritar vlerësohet se edhe pse ai në përgjithësi funksionon në mjedis të favorshëm, sipas (MIA-s) e nevojshme është përfshirja e tij më e madhe në procesin e reformave.
Komisioni Evropian vlerëson se nuk ka përparim në pjesën e gjyqësorit dhe se sistemi gjyqësor i Maqedonisë së Veriut është në mes të një niveli të caktuar dhe të moderuar të gatishmërisë. Në Raportin theksohet se Këshilli Gjyqësor duhet të përpiqet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe institucioneve dhe duhet t’i rezistojë çdo ndikimi të jashtëm.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë dorëzimit të kopjeve nga Pakoja e zgjerimit për vitin 2023 dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor nga shefi i Delegacionit të BE-së, Dejvid Gir në Shkup më 9 nëntor, vlerësoi se vërejtjet kryesore në Raport janë polarizimi politik dhe bllokimi i punës së Kuvendit në miratimin e vendimeve ligjore dhe reformuese nga opozita. Për LSDM-në në pushtet, Raporti konfirmon se VMRO-DPMNE dhe e Majta janë frenat e përparimit drejt BE-së, ndërsa për partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, ajo është dëshmi se vendi është në stagnim, ndërsa në një pjesë të caktuar edhe në kthim prapa.