BotaLajme

Njëzet e tetë foshnja të lindura para kohe kalojnë në Egjipt nga Gaza

Njëzet e tetë foshnja të lindura para kohe të cilat u evakuuan të dielën nga spitali Al-Shifa kanë mbërritur në Egjipt përmes pikëkalimit kufitar, Rafah.

Mjeku Mohamed Salama, i cili është kreu i njësisë neonatale në spitalin al-Ahli Emirates në Rafah – ku u evakuuan foshnjat, i tha BBC-së se ata nuk e dinin se ku do të shkonin saktësisht foshnjat kur të mbërrinin në Egjipt.

“Një komitet nga Ministria e Shëndetësisë egjiptiane do t’i marrë ato dhe më pas do të vendosë për to” tha ai për BBC Arabic.

Show More

Related Articles

Back to top button