BotaLajme

Stuhia “përpin” 11 marinarë, kërkime nga ajri dhe deti në Turqi

Helikopterët turq vijuan kërkimet në Detin e Zi në kërkim të 11 marinarëve që u zhdukën kur anija e tyre u mbyt nga stuhitë e forta që vranë të paktën nëntë njerëz.

Anija e mallrave me 12 anëtarë të ekuipazhit në bord u mbyt në lindje të Stambollit teksa përpiqej të kërkonte strehë për të shmangur erërat dhe dallgët e dhunshme.

Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se trupi i një marinari ishte gjetur dhe kërkimet për 11 të tjerë rifilluan të hënën pasi stuhitë ishin shuar.

Anija me flamur turk po transportonte mallra nga porti rus i Temryuk në Aliaga në Turqi. Ekipet e shpëtimit të dielën gjetën gjithashtu në mënyrë të sigurt ekuipazhin turk të një anijeje të regjistruar në Kamerun, e cila u nda në dysh dhe u mbyt në të njëjtin rajon.

Stuhitë e forta lanë një gjurmë shkatërrimi pasi goditën pjesën më të madhe të Turqisë gjatë fundjavës. Viktimat përfshinin tre fëmijë nga e njëjta familje që vdiqën nga përmbytjet në provincën juglindore të Batman.

Stuhitë erdhën pas një vere të gjatë dhe të thatë, ndërsa shkencëtarët ia atriubojnë ndryshimeve klimatike këto përmbytje.

Show More

Related Articles

Back to top button