Marrëdhëniet e ministrisë së Jashtme ruse me ShBA-në janë jashtëzakonisht të dobëta dhe rrezikojnë të prishen në çdo moment, tha zëdhënësja Maria Zakharova në një konferencë shtypi.
Zakharova iu tha gazetarëve se veprimet e Uashingtonit mund të çonin në “pasoja të paparashikueshme”.
Rusia ka përdorur retorikë të ashpër që nga pushtimi i saj në shkallë të plotë të Ukrainës vitin e kaluar duke përfshirë referenca të shpeshta për armët bërthamore, si një taktikë për të tentuar dhe për të bërë presion ndaj perëndimit që të zbehë mbështetjen e tij për Kievin, raporton Guardian.
Kjo vjen pasi pushtimi i Ukrainës dhe konflikti Izrael-Hamas janë bërë përfaqësues të konfliktit të superfuqive midis Moskës dhe Uashingtonit. ShBA-ja ka shpenzuar miliarda dollarë në ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën dhe Rusia është afruar më shumë me Hamasin që nga sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit, sipas Carnegie Endowment for International Peace.