Presidenti amerikan Joe Biden ka arritur në Lindjen e Mesme në vizitën e tij të parë në rajon që kur u bë lider i ekonomisë më të madhe botërore.
Ai e ka nisur vizitën në Izrael dhe do të shkojë në Arabinë Saudite të premten dhe megjithëse mund të mos duket e rëndësishme për luftën në Ukrainë vizita vjen në një kohë kur nafta e Arabisë Saudite mund të jetë çelësi për ruajtjen e unitetit në sanksionet e saj ndaj Rusisë.
Kjo ka bërë që Kremlini të thotë se shpreson që vizita e Biden të mos përdoret për të nxitur marrëdhëniet anti-ruse.
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, tha të hënën se presidenti i ShBA-së do të kërkojë prodhim më të madh të naftës nga vendet e OPEC-ut në mënyrë që të ulë çmimet e naftës kur të takohet me udhëheqësit e Gjirit në Arabinë Saudite këtë javë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia, eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë pas Arabisë Saudite dhe eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror, vlerëson shumë bashkëpunimin me Arabinë Saudite, si pjesë e grupit OPEC+ të prodhuesve kryesorë të naftës në botë