BotaLajme

IDF thotë se është gati të pranojë grupin e parë të pengjeve që do të lirohet nga Hamasi

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se janë gati për të pranuar grupin e parë të pengjeve që do të lirohen sot nga Hamasi në kuadër të armëpushimit katërditor.

Siç raportohet, të premten grupi militant palestinez Hamas do të lirojë 13 pengjet të cilët u rrëmbyen më 7 tetor, kur filloi konflikti, transmeton Telegrafi.

Të gjitha pengjet e liruara nga Hamasi do të pajisen me kufje “për anulim zhurme”, kanë thënë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Ndërsa dha më shumë detaje për përgatitjet e tyre për të pritur 13 gratë dhe fëmijët, IDF tha se kufjet do ta bëjnë “eksperiencën e tyre të fluturimit më të lehtë dhe do t’u ofrojnë atyre paqe dhe qetësi”.

“Gjatë ditës së kaluar, IDF përfundoi përgatitjet për pritjen e pengjeve të liruar pas kthimit të tyre në Izrael”, deklaroi ushtria.

Pas gati dy muajsh, sot për herë të parë ka nisur një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, dhe në kuadër të këtij armëpushimi do të bëhet një shkëmbim i pengjeve. 

Show More

Related Articles

Back to top button