BotaLajme

Diplomati kryesor i BE-së Josep Borrell bën thirrje për paqe të qëndrueshme në Gaza

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për një armëpushim të gjatë midis Izraelit dhe Hamasit.

Armëpushimi fillestar katër-ditor ishte një hap i parë i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje politike, tha kryediplomati i BE-së në Forumin e 8-të Rajonal të Bashkimit për Mesdheun (UfM) në Barcelonë, Spanjë.

“Nesër përfundon pezullimi i operacioneve. Ndoshta do të zgjasë edhe disa ditë. Por ne duhet të fillojmë të mendojmë se si do të vazhdojmë procesin politik nga sot”, shtoi Borrell.

Borrelli dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por tha se mënyra se si Izraeli ushtron të drejtën e tij për mbrojtje ka rëndësi, ndërsa theksoi numrin shumë joproporcional të vdekjeve dhe vuajtjet e civilëve në Gaza.

Show More

Related Articles

Back to top button