BotaLajme

Ukraina dhe shtetet Baltike bojkotojnë Samitin e OSBE-së në Shkup

Ukraina dhe tri shtetet baltike kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë takimin e Këshillit të Ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Shkup në shenjë pakënaqësie për pjesëmarrjen e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko ka thënë se Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, “do të bojkotojë takimin ministror të OSBE-së pas vendimit për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrovit.
Shtetet baltike e kanë ndjekur shembullin e Ukrainës për të mos marrë pjesë në takimin e OSBE-së, për shkak të Lavrovit. Estonia, Letonia dhe Lituania thanë të martën se diplomatët e tyre të lartë nuk do të marrin pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave pas vendimit për ta lejuar pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e Jashtëm të vendeve baltike thanë se pjesëmarrja e planifikuar e Lavrov “rrezikon ta legjitimojë Rusinë agresore si një anëtare të drejtë të komunitetit tonë të kombeve të lira”, duke shtuar se ata “vendosën të mos marrin pjesë” në takimin në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. 

Show More

Related Articles

Back to top button