BotaLajme

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në ambientet publike

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe dhe vende të tjera publike, si parqe dhe pyje, si pjesë e një plani kombëtar kundër duhanit, të paraqitur nga Ministria e Shëndetësisë

“Plazhet, parqet, shkollat, në një numër të madh vendesh ka filluar një eksperiment i një lloji të ngjashëm dhe tani ne po shkojmë drejt miratimit të një rregulli të përgjithshëm për të treguar vendosmërinë tonë”, tha Ministri i Shëndetësisë Aurelien Rousseau për televizionin BFM.

Rousseau tha se produktet e duhanit shkaktojnë 75,000 viktima në vit, duke deklaruar se qeveria do të prezantojë legjislacionin në fillim të vitit të ardhshëm për të rritur numrin e vendeve publike ku pirja e duhanit nuk do të lejohet.

Ministri francez i Shëndetësisë Aurelien Rousseau prezantoi sot një plan për të luftuar duhanin.

“Rritja e çmimeve të duhanit është me të vërtetë masa më efektive kundër duhanit, sipas hulumtimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe studimeve të pavarura mbi këtë temë”, tha Rousseau.

Sipas tij, ky plan synon të ndërtojë brezin e parë të joduhanpirësve francezë deri në vitin 2032, në përputhje me angazhimin e presidentit francez Emmanuel Macron.

“Për të arritur këtë qëllim, ne mbështetemi në dy shtylla kryesore, taksa më të larta dhe ndalimin e duhanit,” tha Rousseau, duke theksuar se qëllimi i qeverisë është të parandalojë më të rinjtë që të fillojnë të pinë duhan, si dhe të mbështesë fuqishëm pirjen e duhanit, sidomos në mesin e të varfërve.

Shumë marka cigaresh sot arrijnë një çmim prej 11 euro për një paketë prej 20 cigaresh dhe ky çmim duhet të rritet në 12 euro në 2025 dhe në 13 euro në 2026.

Ministri i Shëndetësisë Russo përmendi se plani parashikon zgjerimin e zonave ku nuk lejohet pirja e duhanit dhe ndalimin e cigareve elektronike.

Show More

Related Articles

Back to top button