BotaLajme

Hamasi i dorëzon Izraelit listën e pengjeve që pritet të lirohen sot

Lista e grupit të gjashtë të pengjeve që pritet të lirohen sot, i është dorëzuar qeverisë izraelite.

Një grup tjetër prej 12 pengjesh, 10 izraelitë dhe dy shtetas tajlandezë, u liruan nga Hamasi të martën, sipas zyrtarëve. Tridhjetë palestinezë u liruan gjithashtu nga burgjet izraelite.

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyn sot në ditën e fundit. Izraeli thotë se ka shpresë se armëpushimi mund të zgjatet sërish, por dhe Hamasi ka treguar gatishmëri për zgjatje.

Shefat e inteligjencës nga Izraeli, SHBA dhe Egjipti kanë zhvilluar bisedime në Katar për të diskutuar një marrëveshje të re të mundshme.

Show More

Related Articles

Back to top button