BotaLajme

Lavrovi nga Shkupi: Serbisë i është rrëmbyer Kosova

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka pretenduar sot në fjalimin e tij në Këshillin e Ministrave të OSBE-së se organizata është në gjendje të dhimbshme dhe se perspektivat e saj nuk janë të qarta.

Ai ka deklaruar se “ishin vendet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian që shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE, në vitin 1999”. Në atë kohë, sipas fjalëve të tij, “NATO kreu një “agresion të rëndë” kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së”.

“Dhe në vitin 2008, në kundërshtim me Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga Akti Final i Helsinkit, Serbisë iu grabit Kosova pa asnjë referendum”, ka pretenduar Lavrov, transmeton Paparaci.

Sipas tij, “vendet perëndimore përdorin OSBE-në për interesat e NATO-s”.

“Zgjerimi i NATO-s në lindje është një nga faktorët që cenon sigurinë në Evropë”, ka vazhduar Lavrov.

Ai gjithashtu ka pretenduar se Perëndimi, “duke vendosur sanksione ndaj Rusisë, dëshiron të shkatërrojë ekonominë ruse dhe se BE-ja iu bind Amerikës në këtë drejtim”.

“SHBA dhe satelitët e saj evropianë kanë vendosur mijëra sanksione ndaj Rusisë, duke i dhënë fund kështu bashkëpunimit të gjerë praktik midis Lindjes dhe Perëndimit në rajonin tonë dikur të përbashkët”, ka thënë ai.

Show More

Related Articles

Back to top button