BotaLajme

Rundi i parë i votimit për zëvendësuesin e Boris Johnson, ky është fituesi

Rishi Sunak ka fituar raundin e parë të votimit të deputetëve si lideri dhe kryeministri i ardhshëm konservator. Ai mori 88 vota. Pas tij u rendit ministrja e Tregtisë Penny Mordaunt me 67 vota dhe Sekretarja e Jashtme Liz Truss në vendine tretë me 50 vota, shkruan BBC.

Kancelari Nadhim Zahawi dhe ish-sekretari i shëndetësisë Jeremy Hunt u eliminuan nga gara. Ata që janë ende në garë do të përballen me një raund tjetër votimi ditën e sotme.

Më pas rreth 160,000 anëtarë konservatorë vendosin se cilin kandidat duan të bëhet kreu i partisë dhe kryeministri i ardhshëm.

Rezultati do të shpallet më 5 shtator. Gjashtë kandidatët e mbetur tani po përpiqen për mbështetje nga deputetët që mbështetën Hunt dhe Zahawi.

Sunak, i cili u largua nga posti i kancelarit javën e kaluar në shenjë proteste ndaj drejtimit të qeverisë nga Boris Johnson, i tha BBC-së se ndihej “shumë mirë ” për rezultatin.

Një zëdhënëse e Truss tha: “Tani është koha që kolegët të bashkohen pas kandidatit që do të ulë taksat, do të japë ndryshimin e vërtetë ekonomik që na nevojitet që nga dita e parë dhe do të sigurojë humbjen e Putinit në Ukrainë.

Show More

Related Articles

Back to top button