BotaLajme

Lufta në Gaza, Erdogan: Aktualisht është humbur mundësia që të arrihet paqja shkaku i izraelitëve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se mundësia për paqe në konfliktin Izrael-Hamas është “humbur tani për tani” për shkak të “qasjes pa kompromis” të Izraelit.

Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Erdogan tha gjithashtu se nuk e ka humbur shpresën për një paqe të qëndrueshme, duke shtuar se Hamasi nuk mund të përjashtohet si palë nga zgjidhja e mundshme e konfliktit.

“Situata që u shfaq si rezultat i qasjes së paligjshme të Izraelit tregoi edhe një herë se ne kishim të drejtë në shqetësimet tona. Kishte një mundësi për paqe dhe për fat të keq, ne e humbëm këtë mundësi tani për tani me këtë qasje të pakompromis të Izraelit”, tha ai.

Megjithatë, Erdogan shpreson se do të vjen sërish një mundësi për arritjen e paqes së përhershme mes dyja vendeve, raporton aa.

” Ne vazhdojmë kontaktet tona me krerët e shteteve dhe qeverive. Në fakt, këtë mendim ua kemi shprehur bashkëbiseduesve në takimet tona. Shpresojmë të arrijmë një rezultat duke vazhduar këtë përpjekje së bashku me ata”, shtoi lideri turk.

Ndryshe, armëpushimi njëjavor ka përfunduar gjatë ditës së djeshme ndërsa Izraeli tashmë po vazhdon me ofensivën në Rripin e Gazës. Autoritetet palestineze thonë se vetëm ditën e djeshme janë vrarë të paktën 200 persona.

Show More

Related Articles

Back to top button