Administrata e Biden i ka dërguar të hënën Kongresit një paralajmërim urgent se nëse nuk votohet për një pakete prej dhjetëra miliard dollarësh ndihmë financiare dhe ushtarake ndaj Ukrainës nuk do të jenë në gjendje të përkrahin Kievin në luftën e saj ndaj Rusisë pasi që sipas tyre fondet e tanishme janë shterrur, transmeton Gazeta Metro.
Në një letër drejtuar Kongresit dhe Senatit, drejtoresha e Zyrës për Menaxhimin e Buxhetit Shalanda Young paralajmëroi se SHBA’së do ti mbarojnë paratë për ti dërguar armë dhe ndihmë Ukrainës deri në fund vit dhe kjo do ta gjunjëzonte Ukrainën në betejë.
Ajo shtoi se SHBA veq se ka harxhuar paratë të cilat i kishte ndarë për përkrahjen e ekonomisë ukrainase dhe tha se nëse ekonomia e saj bie ata nuk do të mund të luftojnë.
Jemi pa para dhe pa kohë tha Young, raporton The Associated Press.
Ajo shtoi në fund se është koha e Kongresit për të vepruar dhe tha se ajo duhet të bëhet tani.