Autori i sulmit me thikë që vrau një turist gjerman pranë Kullës Eifel të shtunën ka pranuar krimin, duke treguar se veproi i vetëm.
Gjatë ndalimit të tij, 26-vjeçari franko-iranian e justifikoi aktin e tij si një “reagim ndaj persekutimit të myslimanëve në mbarë botën”, ndërsa gjatë rrëfimit ishte shumë i ftohtë.
Autori, Armand Rajabour-Miyadoab, ishte tashmë i njohur për autoritetet franceze dhe vuante nga problem të shëndetit mendor.
Ai u arrestua menjëherë pas sulmit.
Ekstremisti islamik ishte zotuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik, sipas një video që ai postoi në internet përpara se të ndërmerrte veprime.