Derisa konflikti Izrael-Hamas vazhdon, ka një shqetësim në rritje se si situata mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve në Gaza.
Mund të ketë më shumë vdekje në Gaza nga sëmundjet dhe një infrastrukturë e dëmtuar shëndetësore sesa nga bombat dhe raketat, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Përfundimisht, ne do të shohim më shumë njerëz që vdesin nga sëmundjet sesa po shohim nga bombardimet nëse nuk jemi në gjendje të rindërtojmë këtë sistem shëndetësor dhe të ofrojmë bazat e jetës: ushqim, ujë, ilaçe dhe natyrisht karburant për operojnë spitalet”, tha të mërkurën zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, raporton CNN, transmeton Klankosova.
Në shumicën e luftërave, shumë më shumë njerëz sëmuren dhe vdesin nga ndikimet indirekte shëndetësore të konfliktit sesa nga efektet e drejtpërdrejta të bombave, plumbave dhe armëve të tjera, tha mjeku, Barry Levy, një profesor ndihmës në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Tufts.
Këto ndikime indirekte shkaktohen kryesisht nga shkatërrimi i infrastrukturës civile, e cila ofron ushqim, ujë, strehim dhe kujdes shëndetësor, si dhe nga zhvendosja e detyruar.