Ushtria amerikane njoftoi se ka vrarë pesë militantë që po përgatiteshin të lançonin një dron sulmues kundër forcave amerikane në Irakun verior, transmeton Anadolu.
“Më 3 dhjetor pranë Kirkukut, Irak, trupat e Task-Forcës së Përbashkët të Kombinuar – Operacioni ‘Zgjidhja e Qenësishme’ (CJTF-OIR) u përballën me pesë militantë që përgatiteshin të lëshonin një dron sulmues në një drejtim”, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në “X”.
“Forcat e CJTF-OIR-së u përgjigjën në vetëmbrojtje me një dron të armatosur të SHBA-së, duke vrarë të pesë militantët dhe duke shkatërruar dronin e tyre”, shtohet gjithashtu në njoftim.
CENTCOM-i tha se SHBA-ja do të vazhdojë të mbrojë personelin e vet dhe të koalicionit nga sulmet.
Forcat e SHBA-së në Irak dhe Siri u janë nënshtruar dhjetëra sulmeve me raketa dhe dron që nga 17 tetori.