BotaLajme

14 të vdekur gjatë një aksidenti në Tajlandë

14 persona humbën jetën ndërsa më shumë se 20 të tjerë u plagosën kur një autobus humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë në Tajlandë.

Aksidenti ndodhi pas mesnate në një provincë në perëndim të vendit, teksa pjesa e përparme e autobusit u nda në dy pjesë si pasojë e përplasjes së fortë.

Të gjithë të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa autoritetet nisën hetimet për shkaqet e aksidentit.

Show More

Related Articles

Back to top button