Një gazetar ose punonjës i medias vritet mesatarisht çdo ditë në luftën Izrael-Hamas, pohoi kreu i i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), cka e bën këtë një konflikt të paprecedent sa i takon pasojave tek media. Të dhënat e këtij organizimi tregojnë se që nga fillimi i luftës në 7 tetor, janë vrarë gati 60 përfaqësues të mediave, një bilanc ky që i afrohet atij të gazetarëve të vrarë gjatë gjithë Luftës së Vietnamit, e cila nga ana tjetër zgjati për dy dekada. As luftrat e tjera brutale në Lindjen e Mesme nuk i janë afruar intensitetit të kësaj aktuale. “Këtë lloj masakre nuk e kemi parë në një luftë tradicionale si për shembull ato në Siri, në Irak, në ish-Jugosllavi, “, pohoi sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Anthony Bellanger për Associated Press. Edhe gjatë fundjavës pas përfundimit të armëpushimit, u vranë tre ose katër (gazetarë) të tjerë, shtoi ai. Nga gazetarët e vrarë, të paktën 51 janëe palestinezë, e të tjerët izraelitë e libanezë. Shumica e kanë humbur jetën gjatë bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës. Shifrat bazohen në të gjitha burimet që federata përdor për raportin e saj vjetor. Përveç viktimave në njerëz, në Gazë janë shkatërruar edhe objektet e shumë organizatave mediatike. Përpara konfliktit në këtë territor kishte rreth 1,000 gazetarë dhe punonjës të medias, por tani sipas Bellanger askush nuk mund të dalë prej andej. IFJ dhe “Gazetarët pa Kufij” u kanë bërë thirrje prokurorëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) të hetojnë vdekjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias.
Read Next
2 days ago
Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!
2 days ago
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
3 days ago
Shkon në 44 mijë numri i të vrarëve në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë
3 days ago
Australia, gati ndalimin e mediave sociale për të miturit
3 days ago
“Tentoi të bënte grusht shteti”, policia braziliane akuza ndaj ish-presidentit Bolsonaro!
3 days ago
Kim Jong Un akuzon Uashingtonin për nxitje të tensioneve, paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore
3 days ago
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Rama: Ta duam, ruajmë dhe përcjellim brezave që vijnë
3 days ago
Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim
3 days ago
VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!
3 days ago