BotaLajme

Komandanti rus vritet nga ushtarët e tij pas konfliktit në frontin lindor në Ukrainë

Një ushtar rus ka qëlluar për vdekje komandantin me kallashnikovin e tij në tokat e aneksuara në lindje të Ukrainës, pasi ishte vënë në lojë për emrin e tij që tingëllonte si ukrainas.

Ushtarakët ishin në roje pranë fshatit Knyaze-Grigorivka në rajonin lindor Kherson kur nisi episodi kaotik.

Rreshteri Mikhail Khokhlov, 37 vjeç, vrau me armën e tij lejtnant Ivan Krivosheev, gjithashtu 37 vjeç, ndërsa një tjetër ushtar, 32-vjeçari Alexander Lykov, pësoi plagë të rënda, sipas raportimeve.

Kokhlov, i cili është nga rajoni rus Penza, besohet se ishte vënë në lojë nga shokët e tij për mbiemrin, që i tingëllon si “kokol” – që është një fjalë tallëse e përdorur nga rusët për ukrainasit.

Më sa duket burri ishte zemëruar dhe nuk kishte duruar më duke zbrazur armën ndaj viktimave, teksa vrau komandantin e skuadrës Ivan Krivosheev, dhe plagosjen e një tjetër.

Khokhlov, i cili ishte zëvendësi i Krivosheev, u ndalua nga zyrtarët për vrasjen dhe u dorëzua te policia ushtarake.

Para vrasjes të tre burrat ishin duke pirë së bashku, teksa të gjithë janë familjarë me fëmijë, sipas raportimeve.

Dhjetra mijëra të rinj rusë janë vrarë e plagosur që prej nisjes së sulmit ndaj rajoneve rusofone lindore të Ukrainës, shkruan rrjeti britanik TheSun.

Rusia raportohet se ka pësuar humbje të rënda në rrethimin e rajonit të Avdiivka, ku pamjet e regjistruara kanë treguar luftime të ashpra dhe humbje jete nga të dyja palët.

Zhvillimi vjen teksa Putin po përpiqet të shtojë radhët e ushtrisë së tij në Ukrainë duke rekrutuar dhe të dënuar nga burgjet./TheSun/

Show More

Related Articles

Back to top button