Lajme

RMV, vazhdon rritja alarmante e të infektuarve me COVID-19, nga 1.365 të testuar – 494 raste të reja

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja alarmante e të infektuarve me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit prej 1.365 të testuarve kanë rezultuar 494 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

Raste të reja: 494

Riinfektime: 105

Të vdekur në 24 orët e fundit: 0

Të vdekur të raportuar në Termini im: 0

Të shëruar: 276

Testime: 1.365

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 2.309. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

Të infektuar: 317.634

Të shëruar: 305.988

Të vdekur: 9.337

Testime: 2.094.710

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Show More

Related Articles

Back to top button