BotaLajme

Katër të vdekur nga moti i keq në Gjermani, vazhdojnë problemet në aeroportin e Mynihut

Gjermania numëron katër të vdekur, përfshirë një djalë 10-vjeçar, në zonat që janë prekur veçanërisht ditët e fundit nga moti i keq.

Probleme të rënda ekzistojnë në autostrada, ku rrëshqitja e mjeteve në rrugë shkaktoi vështirësi të mëdha në drejtimin e automjeteve.

Probleme dhe vonesa mbeten edhe në aeroportin e Mynihut, ku pasagjerët vazhdojnë të kenë vështirësi. Bora dhe akulli në pjesë të Gjermanisë jugore çojnë në ndërprerje të shërbimit të tramvajit dhe aksidente trafiku.

Dy burra u vranë në një autostradë në Bavarinë jugore, kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion për shkak të rrugëve “të ngrira”. I njëjti fenomen shkaktoi shumë më tepër aksidente trafiku në zonën e Mynihut.

Në një rajon gjysmë malor të Saksonisë, një autobus u përplas me një borëpastrues dhe më pas në një pemë, duke vrarë një djalë 10-vjeçar që ishte në autobus. Shoferi dhe një pasagjer tjetër kanë mbetur të plagosur rëndë. Në Baden-Württemberg, një 57-vjeçar nuk arriti të përdorte në kohë sistemin e frenimit dhe u përplas me një autobus. Nga përplasja e fuqishme ai ndërroi jetë.

Në aeroportin e Mynihut, i cili qëndroi i mbyllur në pjesën më të madhe të fundjavës, fluturimet janë pezulluar sërish sot për shkak të akullit, ndërsa orari i fluturimeve mbetet i kufizuar.

Show More

Related Articles

Back to top button