BotaLajme

Greqi, taksistët protestë kundër taksës së sheshtë! Thirrje qeverisë të ndal reformën e re fiskale

Taksistët e Greqisë kanë nisur një grevë 48 orëshe në shenjë proteste kundër reformës së re fiskale së qeverisë e cila parashikon taksim të sheshtë për disa kategori të biznesit çka pritet t’ju rrisë atyre dukshëm taksimin.

Mijëra taksitë protestuan jashtë parlamentit me automjetet e tyre mesditën e së mërkurës. Sipas sindikatave të taksisve, rritja e taksave do ta çojë në kolaps bisnesin e tyre i cili është në limitet e mbijetesës për më shumë se 50.000 taksistë në të gjithë vendin.

Ata thonë se vendosja e taksës së sheshtë për këtë sektor e dëmton rëndë atë. Aktualisht ky sektor taksohej në bazë të kilometrave të kryera dhe pagesës së vjelë në çdo rast, ndërsa ndryshimet ligjore i detyrojnë ata të paguajnë taksë të sheshtë të bazuar në të ardhura të llogaritura minimale prej 10.900 eurosh në vit, duke u taksuar me të paktën 1650 euro në vit për çdo taksist.

Sindikata e taksive thotë se kjo mënyrë taksimi godet rëndë taksistët që kanë të ardhura të ulëta dhe jo kompanitë e transportit të cilat taksohen në bazë të fitimive vjetore.

Më herët ministri i financave deklaroi se reforma fiskale do të vazhdojë të implemenohet dhe do të shtrihet edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Greqia ka nivel të lartë informaliteti fiskal, çka e rendit atë ndër vendet e fundit në BE për efikasitetin e sistemit fiskal.

Show More

Related Articles

Back to top button