BotaLajme

Angjushev nuk pajtohet me vendimin e SHBA-ve/ Ageler: Këto vendime nuk merren aq lehtë por në bazë të ligjeve në SHBA

Vendimi për futjen e ish zëvendëskryeministrit Koço Angjushev në listën e zezë të SHBA-ve nuk është marrë me lehtësi por është në bazë të ligjeve amerikane. Kështu u përgjigj ambasadorja amerikane Angela Ageler kur u pyet si e komenton pakënaqësinë dhe mospajtimin e Angjushevit për vendimin e Departamentit amerikan. Sipas Ageler, Angjushev dhe të tjerët kanë të drejtë të ankohen.

“Ka opsione të ndryshme por mendoj se gjëja më e rëndësishme është se ne i kemi vendosur ato sanksione. Angjushev dhe të tjerët kanë të drejtë të paraqesin pakënaqësi por këto vendime nuk janë marrë me lehtësi por në bazë të ligjeve të SHBA-ve.”- tha Angela Ageler, ambasadore e SHBA-ve në RMV.

Ageler paralajmëron edhe emra të tjerë në listën e zezë, sepse siç theksoi, në Maqedoni është përhapur epidemi e korrupsionit

“Mund t’u siguroj të gjithëve se do të vijnë edhe emra të tjerë, nuk kam një periudhë të caktuar kohore por siç kemi theksuar, ekziston një epidemi e korrupsionit në këtë shtet dhe emrat do të vazhdojnë derisa emrat të adresohen.”- pohoi Angela Ageler, ambasadore e SHBA-ve në RMV.

E pyetur nëse Angjushev është i fundit “non grata” për sivjet, Ageler tha se nuk mund të parashikojë vendimet e Uashingtonit.

Përndryshe Angjushev sot edhe një herë përsëriti se nuk pajtohet me vendimin e SHBA-ve megjithatë do ta respektojë. Ai vendosi të tërhiqet nga posti konsull nderi i Maltës për shkak se siç tha, nuk mund ta kryejë këtë funksion derisa ka hije dhe dyshime mbi emrin e tij. Me kërkesë të tij, Ministria e Jashtme e Maltës vendosi që t’ia ndërpresë funksionin duke theksuar se që nga viti 2021, asnjëherë nuk kanë marrë informacione negative mbi Koço Angjushevin.

Show More

Related Articles

Back to top button