Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të premten për të votuar një projekt-rezolutë që kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.
Emiratet e Bashkuara Arabe kërkuan votën e këshillit pas ndryshimit të një drafti që deri më tani nuk ka kaluar.
Kjo vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres ndërmori lëvizjen e rrallë për të thirrur nenin 99-të kartës së OKB-së, e cila lejon sekretarin e përgjithshëm të sjellë në vëmendjen e këshillit “çdo çështje që sipas mendimit të tij mund të kërcënojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.
Askush në rolin e tij nuk e kishte bërë këtë në dekada.
Në një letër drejtuar këshillit të mërkurën, Guterres tha se situata në Izrael dhe Gaza “mund të përkeqësojë kërcënimet ekzistuese për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.
Kjo do të jetë përpjekja e pestë për të gjetur unitetin mes anëtarëve të këshillit. Katër projekt-rezolutat e mëparshme të paraqitura që nga shpërthimi i luftës u refuzuan nga këshilli.