BotaLajme

Danimarka miraton legjislacionin që kriminalizon protestat islamofobike për djegien e Kuranit

DANIMARKË- Danimarka miratoi legjislacionin që kriminalizon protestat islamofobike të djegies së Kuranit. Pas një debati të ashpër mes ligjvënësve, projektligji u miratua me 94 vota pro dhe 77 vota kundër në parlamentin danez prej 179 anëtarësh. Projektligji e bën të paligjshme djegien, grisjen ose ndotjen e teksteve të shenjta në publik ose në internet për t’i shpërndarë ato gjerësisht. Shkelësit mund të rrezikojnë një gjobë ose burgim deri në dy vjet, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa qeveria e koalicionit tre-partiak votoi pro projektligjit, asnjë anëtar i koalicionit nuk qëndroi për t’iu përgjigjur kritikave të opozitës gjatë debatit në parlament. Social Liberalët (Radikale Venstre) ishte e vetmja parti opozitare që votoi për projektligjin.

Projektligji u prezantua fillimisht në gusht, por më vonë u ndryshua për shkak të shqetësimeve të ngritura brenda koalicionit qeverisës për lirinë e fjalës. Projektligji do të bëhet ligj pas nënshkrimit zyrtar të monarkes daneze, Mbretëreshës Margre, e cila pritet ta nënshkruajë atë më vonë këtë muaj.

Ministria daneze e Drejtësisë tha në një deklaratë se ligji synon të luftojë “talljen sistematike”, e cila rrit nivelet e kërcënimit terrorist në Danimarkë.

“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e Danimarkës dhe danezëve,” tha Ministri i Drejtësisë Peter Hummelgaard, duke shtuar, “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që tani të kemi mbrojtje më të mirë kundër përdhosjeve sistematike që kemi parë për një kohë të gjatë.”

Më herët në gusht, anëtarët e grupit ultranacionalist Danske Patrioter, ose Patriotët danezë, dogjën një kopje të Kuranit përpara ambasadës turke në Kopenhagë. Autorët kanë brohoritur parulla anti-islame gjatë aktit provokues, i cili u krye nën mbrojtjen e policisë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në përgjigje të protestave islamofobike tha se Turqia nuk do t’i dorëzohet kurrë provokimeve apo kërcënimeve.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk