Hamasi, grup palestinez që kontrollon Rripin e Gazës, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Dy individët janë Mohammed Deif, komandant i përgjithshëm i krahut ushtarak të Hamasit dhe zëvendësi i tij, Marwan Issa, ka thënë të premten BE-ja.
Duke nisur prej të premtes, dy komandantëve iu ngrihen të gjitha fondet dhe astetet tjera financiare në vendet e BE-së, derisa operatorët e bllokut evropian nuk mund të ofrojnë fonde dhe burime ekonomike për ta.
Militantët e Hamasit e kanë nxitur luftën me Izraelin, pas sulmit që kanë kryer në territorin e tij më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.
Për pasojë, Izraeli ka nisur ofensivë tokësore dhe ajrore në Gazën me 2.3 milionë banorë.
Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 17.000 njerëz kanë vdekur si pasojë e sulmeve izraelite.
Ushtria izraelite, në anën tjetër, i vë fajin Hamasit për vrasjet, duke e akuzuar se po operon në zonat e dendura me civilë.