BotaLajme

Hamasi kërcënon pengjet, Netanyahu: “Dorëzohuni, po ju vjen fundi”!

Hamasi po përpiqet t`i shfrytëzojë sa më shumë pengjet që ka në duart e tij, por kjo duket nuk e frenon kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Grupi islamik paralajmëroi se asnjë nga pengjet nuk do të lejohet të lërë Gazën i gjallë nëse nuk përmbyshen kërkesat e tij për shkëmbim të burgosurish. Netanyahu megjithatë u shpreh se këto janë grahmat e fundit të organizatës së konsideruar terroriste nga Izraeli, SHB-ja e BE-ja.

Shumë luftëtarë të Hamasit tashmë janë dorezuar, tha ai, ndërsa shtoi se grupit po i vjen fundi. Këto ditët e fundit, dhjetëra terroristë të Hamasit janë dorëzuar te forcat tona. Ata po i ulin armët e po dorëzohen vetë. E gjithë kjo mund të kërkojë kohë, lufta është ende në vazhdim, por ky është fillimi i fundi i Hamasit. Unë u them terroristëve të tij se gjithcka ka mbaruar. Mos vdisni për Sinëarin, por dorëzohuni tani. Yahya Sinwar është lider i krahut politik të Hamasit në Gaza dhe një prej njerëzve më të kërkuar nga shteti hebre. Pas kërcënimit të Hamasit për pengjet, forcat izraelite te mbrojtjes bombarduan rëndë këtë mëngjes qytetin kryesor të jug të Gazës, Khan Junis. Dhjetëra vetë sipas burimeve palestineze, humbën jetën. Izraeli i ka urdhëruar civilët t`i largohen qendrës së Khan Junisit që të mos bllokohen atje në mesin e luftimeve që një zyrtar izraelit i përshkroi si “të vështira”.

Ndërmjetësuesi kryesor i bisedimeve mes palëve, Katari, deklaroi se shanset për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit sa vjen e po ngushtohen, por është zotuar të ushtrojë pa reshtur presion mbi të dyja palët. Grupi militant palestinez e sulmoi Izraelin 9 javë më parë duke vrarë 1200 vetë e duke marrë 240 pengje, një pjesë të të cilëve i liroi gjatë armëpushimit të përkohshëm.

Ministria e shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi thotë se në fushatën e tij të hakmarrjes, shteti hebre ka vrarë mbi 18 mijë persona në këtë territor.

Show More

Related Articles

Back to top button