BotaLajme

Parlamenti polak emëron Donald Tusk si kryeministër

Parlamenti i Polonisë zgjodhi të hënën ish-liderin e opozitës Donald Tusk si kryeministrin e ardhshëm të vendit.

Një total prej 248 nga 449 ligjvënës të pranishëm votuan në favor të Tusk, i cili është kreu i partisë së qendrës Platforma Qytetare (PO).

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e uroi Tusk në një postim në X, i njohur më parë si Twitter.

“Përvoja juaj dhe angazhimi i fortë ndaj vlerave tona evropiane do të jenë të çmuara në krijimin e një Evrope më të fortë, për të mirën e popullit polak”, shkroi Von der Leyen.

Më herët, kabineti i kryeministrit konservator në largim, Mateusz Morawiecki humbi një votë besimi parlamentar, siç pritej gjerësisht.

PO dhe aleatët e saj pro-BE dolën si fitues në zgjedhjet e 15 tetorit, duke marrë 248 vende në Dhomën e Ulët prej 460 anëtarësh, Sejm, shumë përpara krahasuar me 194 të marra nga partia konservatore, nacionaliste dhe populiste e Ligj dhe Drejtësi e Morawieckit (PiS).

PiS fitoi një shumicë të plotë në zgjedhjet e 2015 dhe qëndroi në pushtet për tetë vite.

Aleanca tripalëshe e Tusk tashmë ka nënshkruar një marrëveshje koalicioni dhe ka vendosur se si do të ndahen portofolet në kabinetin e ri. PiS nuk arriti të gjente partnerë koalicioni.

Sipas kushtetutës, kryeministri i ardhshëm duhet të kërkojë votëbesim nga Sejm brenda 14 ditëve. Morawiecki sot dështoi.

Qeveria e re do të sjellë ndryshime në politikën e jashtme të Polonisë dhe do t’i japë fund konfliktit të gjatë me Brukselin, kryesisht për shkak të reformave në sistemin gjyqësor të prezantuara nga PiS.

Show More

Related Articles

Back to top button