Të paktën dy persona humbën jetën në një aksident ajror në Uellsin e Ri Jugor të Australisë (NSW), njoftoi policia të martën, transmeton Anadolu.
Një avion i lehtë u përplas me linjat e energjisë elektrike rreth 25 kilometra në perëndim të Grafton, një qytet në NSW.
“Besohet se dy persona në avion kanë humbur jetën. Policia po punon për të identifikuar pasagjerët e avionit”, tha policia e NSW në një deklaratë duke shtuar se “Policia do të punojë me autoritetet e aviacionit për të hetuar rrethanat e aksidentit ajror”.